Arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle nuk ka gjasa të shkelë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

Arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle nuk ka gjasa të shkelë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:29
Meghan Markle

Meghan Markle nuk ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth ll pothuajse një vit më parë, dhe duket se ka arsye kryesore pse ajo nuk ka gjasa ta vizitojë më këtë vend.

Dukesha e Sussex do të mbërrijë sot në Gjermani për t’iu bashkuar bashkëshortit të saj, Princit Harry, në Lojëtrat Invictus, kështu që është e qartë se ish-aktorja ende ka udhëtime jashtë shtetit.

Por, pse ajo nuk mund ta vizitojë më MB?

Ka pasur spekulime se Meghan mund të jetë distancuar nga vendi për shkak se çifti kanë dhënë dorëheqje si anëtarë të familjes mbretërore në vitin 2020.

Pas daljes, ata janë pritur ftohtë nga familjarët.

Pas këtyre ngjarjeve, Meghan nuk ka marrë pjesë në kurorëzimin e vjehrrit në maj teksa Harry shihej i vetëm në këtë ngjarje historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat