Pas dy vitesh martesë, reperi Jeezy paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja

Mediale Vip

Pas dy vitesh martesë, reperi Jeezy paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:30
Jeezy dhe Jeannie Mai Jenkins

Jeezy dhe Jeannie Mai Jenkins kanë vendosur të divorcohen.

Sipas dokumenteve të siguruara nga People, ishte reperi 45 vjeç ai që bëri kërkesë për divorc nga ylli i “The Real”, 44 vjeç.

Çifti ishin të martuar për dy vjet e gjysmë dhe kishin një kontratë paramartesore.

Deklarata e Jeezy thotë se ish-çifti “aktualisht po jeton në një gjendje ndarjeje të mirëfilltë” dhe se martesa e tyre është “e shaktërruar në mënyrë të pakthyeshme” pa “asnjë shpresë për pajtim”.

Në dokument thuhet gjithashtu se reperi dëshiron të ndajë kujdestarinë e përbashkët ligjore të vajzës së çiftit.

Jenkins dhe Jeezy u martuan në mars 2021 në shtëpinë e tyre në Atlanta dhe mirëpritën vajzën Monaco në janar 2022.

Dyshja festuan dyvjetorin e tyre në mars me një udhëtim të papritur në Vietnam që Jenkins organizoi për bashkëshortin e saj si një “aventurë të shumëpritur”.

“Kur Jeezy dhe unë u takuam, ne u lidhëm për ngjashmëritë dhe dallimet e kulturave tona”, tha ajo në atë kohë.

“Tani që kemi një vajzë, duke përzier botët tona, i jep edhe më shumë kuptim të eksplorojmë Vietnamin së bashku si një familje multikulturore”, shtoi ylli.

Jeezy fillimisht kishte planifikuar t’i propozonte në Hoi An, Vietnam në prill 2020, por u detyrua të ndryshonte planet e tij pasi COVId-19 anuloi udhëtimin.

Çifti u takua për herë të parë në xhirimet e emisionit të folur të Jenkins, “The Real”, dhe filluan të takoheshin në heshtje në nëntor 2018. Ata përfundimisht e bënë publike romancën e tyre në gusht 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat