Bebe Rexha pozon për kopertinën e revistës “Elle Brasil”, flet edhe për emigrimin nga Shqipëria në Amerikë

Mediale Vip

Bebe Rexha pozon për kopertinën e revistës “Elle Brasil”, flet edhe për emigrimin nga Shqipëria në Amerikë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 11:49
Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha

Ylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha ka pozuar së fundmi për numrin e ri të revistës Elle Brasil.

Këngëtarja e hitit “Meant to Be” realizoi një fotosesion mahnitës në të cilin dukej elegante dhe me shumë stil.

Në disa veshje të ndryshme, 36-vjeçarja u shfaq unike dhe plotë vetëbesim ndërsa edhe foli për fillimet e karrierës mes tjerash.

Image
Bebe Rexha

Bebe gjithashtu nuk la pa përmendur prejardhjen e saj shqiptare, duke zbuluar se babai i saj emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme. Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, thotë Bebe.

Kjo vjen pasi artistja së fundmi mori pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Video Music Awards”.

Bebe zgjodhi të shfaqej e veshur me një fustan lëkure me dy prerje në të pasme duke marrë kështu vëmendje të madhe dhe të komentohej për dukjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat