Letrat emocionuese të Ermalit për Amin dhe fëmijët e tyre

Mediale Vip

Letrat emocionuese të Ermalit për Amin dhe fëmijët e tyre

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:49
Ermali dhe Ami

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikojnë jo vetëm projektet e tyre të reja, por edhe momente nga jeta e përditshme.

Ditën e sotme, Ami ka publikuar në Instastory një foto, ku dukeshin shënimet të Ermalit për secilin anëtar të familjes, të vendosur tek këpucët e tyre.

“Sot kur u zgjuam nga gjumi gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, shkruan ajo.

Në letrat që i kishte lënë Amit dhe dy fëmijëve shkruhej:

-Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali

-Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde.

-Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi.

Image
Letra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat