Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae

Mediale Vip

Ylli i “Queen’s Gambit” Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin Malcolm McRae

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:22
Anya Taylor-Joy

Ylli i “Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy u martua me muzikantin Malcolm McRae në një ceremoni luksoze të mbajtur në Venecia këtë fundjavë, me një mori të ftuarish të famshëm të pranishëm në ditën mahnitëse.

Aktorja e Netflixit, 27-vjeçare, e cila gjithashtu ka luajtur në dramat “Peaky Blinders” dhe “Last Night In Soho”, u martua para pak më shumë se 150 të ftuarve, përfshirë Cara Delevingne dhe Julia Garner në ceremoni, ndërsa kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë, shkruan DailyMail.

Në fillim të ditës, bukuroshja bionde u pa në ballkon në para përgatitjes, teksa kishte veshur një mantel të bardhë mëndafshi dhe pinte kafe duke u grimuar, përpara transformimit të saj si mjellmë.

Veshja e saj jokonvencionale përbëhej nga një formë princeshe në një nuancë bezhë me qëndisje dhe zbukurime, duke përfshirë imazhe të zogjve dhe luleve përgjatë bustëve, ndërsa ajo mbante një vello të bardhë të ndritshme.

Çifti, të cilët janë në lidhje që nga maji i vitit 2021 udhëzuan firmën “The Wedding Boutique Italy” të organizonte dasmën e tyre që dukej sensacionale.

Anya ka folur rrallë për marrëdhënien e saj me Malcolmin, që kur ata filluan të takoheshin, pasi u panë së bashku në New York.

Ata kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme pavarësisht se jetojnë në anët e kundërta të Atlantikut, me Anya me bazë kryesisht në Londër, ndërsa Malcolmi, i cili gjithashtu aktron, por edhe muzikant në një grup, jeton në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat