Paris Hilton tallet për ecjen në pasarelë gjatë shfaqjes për ‘Mugler’, krahasohet me atë të një pule

Mediale Vip

Paris Hilton tallet për ecjen në pasarelë gjatë shfaqjes për ‘Mugler’, krahasohet me atë të një pule

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:52
Paris Hilton

Paris Hilton ka ecur krah për krah me yjet më të mëdhenj të modës në sfilatën ‘Mugler’, por për shkak të ecjes së saj është tallur në rrjete sociale.

Momenti i madh për Paris Hilton u la në hije nga reagimet në internet pasi videoja e ecjes së saj u përhap në të gjitha platformat dhe disa komente e krahasuan me atë të një pule.

British Vogue postoi një video nga shfaqja në Instagram të martën, me Hilton të veshur me një fustan të zi të shkurtër.

Pamja e saj, e kombinuar me një palë këpucë me taka të lakuara, mund të ketë qenë arsyeja e mënyrës së ecjes, gjë që i shtyu përdoruesit e internetit të bënin shaka me të.

Në Tëitter, ata më së shumti frymëzoheshin nga batutat dhe një nga postimet në Twitter shkruante: “Kështu eci kur vesh taka një herë në vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat