“Po foli t’vërtetën”, Skerdi vjen me një projekt të veçantë muzikor

Mediale Vip

“Po foli t’vërtetën”, Skerdi vjen me një projekt të veçantë muzikor

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 06:31
Skerdi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

Siç thotë ai, kjo këngë e quajtur “Po foli t’vërtetën”, identifikon shqiptarët kudo që ndodhen.

Artisti thekson se dikur ka qenë emigrant dhe se çdo fjalë në këtë tekst trajton një periudhë të veçantë.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri, i cili tashmë ndodhet i disponueshëm në Spotify.

Kënga dhe muzika u realizua nga vet reperi me producim nga White House Ent.

‘Beat’-i iu besua Aspekt me miksim dhe masterizim nga Altro.

Më poshtë ua sjellim edhe shkrimin e plotë të Skerdit të ndarë në Instagram:

“Jam shume i lumtur qe kam bere besoj nje pune te shkelqyer, dhe qe ia vlen. Kjo projekt per mua eshte i vecante. Brenda tij ka nje mesazh qe besoj se na identifikon neve si shqiptare kudo ndodhemi. Edhe une dikur isha emigrant, kalova neper keto rruge dikur… Cdo fjale ne kete kenge na prek besoj te gjitheve, por ne jemi te forte, dhe te bashkuar jemi drejt rruges se mire, sepse cdo sfide sado e vuajtshme ne jete, eshte force per te ecur perpara.

Falenderoj per gjithe kete pune te madhe, Lim Hotin qe menaxhoj cdo gje deri ne perfeksion dhe me detaje, qe ky projekt te jete kaq i vecante. Falenderoj Aspektin per beatin, Altron Ëhite House qe ka punuar per kete projekt dhe Redbox-in qe ma dha mundesine ta punoj kete album.

Poashtu falenderoj gjithe personat qe kane qene me mua gjate ketij rrugetimi. Shihemi me klipet e tjera ne vazhdim, dhe deri atehere ju shijoni albumin te cilin e gjeni komplet ne Spotify”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat