Grimieri i Kinostudios: Nuset shqiptare të vështira, më lehtë grimon një aktor

Mediale Vip

Grimieri i Kinostudios: Nuset shqiptare të vështira, më lehtë grimon një aktor

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 19:09
Grimieri i njohur i Kinostudios, Rakip Lamaj

Grimieri i njohur i Kinostudios, Rakip Lamaj, i cili edhe sot vazhdon aktivitetin e tij, shprehet se është më vështirë të grimosh një nuse shqiptare, sesa një aktor të famshëm për filmin.

Sipas tij nuset duan të duken të jashtëzakonshme, çka bie ndesh me punën profesionale dhe një grim të realizuar ashtu siç duhet.

“Është më e vështirë të bësh një nuse se një rol, sepse kur bën një rol do të punosh për rolin që të jetë në harmoni me punën tënde dhe kërkesat e aktorit, kurse me nusen ke gjithmonë dis-harmoni sepse nusja mendohet gjithmonë që do të jetë një yll që nuk ekziston këtu në tokë dhe sidomos nuset shqiptare janë të vështira, gocat shqiptare janë shumë të vështira. Është ky karakteri, që gjithmonë shqiptari pret se çfarë do bësh, sa kile do vendosësh që unë të bëhem e bukur.

Unë kam pasur shumë lehtë të bëj nuse italiane, angleze, australiane, që më ka qëlluar t’i bëj, e kam pasur shumë të lehtë t’i bëj, sepse janë me këmbë në tokë dhe është shumë e vështirë të bësh nuse shqiptare,” – u shpreh Lamaj në një intervistë për Flor Gjinin në “Real People”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat