Sherri për një sandiuç bëri bujë në DWTS, Blendi Salaj: Debatin e filloi Olta Gixhari, Ronaldo është mjeshtër i..

Mediale Vip

Sherri për një sandiuç bëri bujë në DWTS, Blendi Salaj: Debatin e filloi Olta Gixhari, Ronaldo është mjeshtër i..

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 14:09
Blendi Salaj

Mbrëmjen e së premtes Ronaldo Sharka ka bërë një debat me Olta Gixharin, e cila është pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Një puntatë më herët, Olta Gixhari e kritikoi mënyrën se si ngriti partneren e tij në kërcim, sepse para spektaklit e ka parë Ronaldon duke ngrënë një sanduiç. Mesa duket Ronaldo nuk e ka pritur mirë komentin e Oltës, duke e konsideruar deklaratën e saj si fyese dhe tallëse. Ronaldo pasi mbaroi kërcimin me partneren e tij Frenki, këtë të të premte, iu drejtua Oltës duke i thënë se nuk i shkon karrigia e Dancing.

Gjatë “DwTS Fan Club” , ka qenë Blendi Salaj, Elona Duro dhe Albi Nako, ku kanë komentuar performancat e konkurrentëve gjatë spektaklit të së premtes. Ata dhanë mendimin edhe për sherrin që ndodhi mes Ronaldos dhe Oltës.  Sipas Blendi Salaj, Ronaldo e ka armë të fortë krijimin e debatit, madje edhe me jurinë dhe këtë pjesë e shfrytëzon në maksimum. Sipas tij këtë debat e nisi Olta Gixhari, ndërsa Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar. Sipas moderatorit, Ronaldo do vëmendje dhe në këtë debat bëri më të mirën e tij.

“U krijua një situatë e lezetshme, po të isha Ronaldo do isha menduar me punën e sanduiçit dhe do e kisha kursyer. Mendoj që e filloi Olta dhe Ronaldo është mjeshtër për ta vazhduar, ai do vëmendjen në këtë debat, ai bën më të mirën”, u shpreh Blendi Salaj.

Ndërsa Albi Nako shprehet se juria në atë pozicion nuk është për t’u gjykuar sepse kthehet në e paprecedent dhe nëse ky koment do bëhej nga Valbona Selmllari dhe Lori Balaj, nuk do ishte bërë kaq e madhe.

Të njëjtin mendim ka dhe Elona Duro, e cila shprehet se ishte një batutë e lezetshme nga ana e Oltës dhe nuk ishte nevoja të bëhej një sanduiç tra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat