Donald Veshaj i bën një ftesë LIVE kryeministrit Edi Rama për në emision, për të mos u humbur përgjigjja e tij

Mediale Vip

Donald Veshaj i bën një ftesë LIVE kryeministrit Edi Rama për në emision, për të mos u humbur përgjigjja e tij

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 23:57
Pamje nga studio

I ftuar këtë javë në “Më lër të flas” ka qenë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në një intervistë ndryshe për familjen dhe futbollin, nuk ka munguar edhe një sfidë e përgatitur me disa pyetje për të, nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj.

Pjesë e pyetjeve ishte edhe që Lorik Cana të telefononte kryeminstrin Edi Rama, dhe t’i thoshte se të kam rënë padashje.

I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

Nuk mungoi edhe një ftesë zyrtare nga Donald Veshaj, LIVE nga studioja e “Më lër të flas”, të cilës kryeministri iu përgjigj me një batutë të çastit, e cila u prit me të qeshura në studio.

Donald Veshaj: ‘Meqë po flasim në telefon, po përfitoj nga rasti për të të bërë një ftesë zyrtare për në emision…’

Edi Rama: ‘Kur të martohesh ti, atëherë do vij…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat