Taylor Swift thyen një tjetër rekord në “Spotify”!

Mediale Vip

Taylor Swift thyen një tjetër rekord në “Spotify”!

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:20
Taylor Swift

Këngëtarja e njohur Taylor Swift është një ndër  artistete që po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Disa ditë më parë ajo fitoi statusin e miliarderes me 1.1 miliardë dollar në pasurinë e saj, si pasojë e fitimeve marramendëse të turneut të fundit “The Eras Tour”.

Mirëpo përveç se ka marrë titullin e miliarderes, këngëtarja ka thyer edhe një tjetër rekord dhe bëhet fjalë për Spotify.

Sipas Spotify ajo është bërë artisti më i trasmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify dhe “’Versioni Taylor’ u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme këtë vit”.

Kujtojmë që të njëjtin titull Taylor e fitoi edhe një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat