Pasi konfirmoi lidhjen, Dafina Zeqiri ndan me fansat momentin romantik me të dashurin

Mediale Vip

Pasi konfirmoi lidhjen, Dafina Zeqiri ndan me fansat momentin romantik me të dashurin

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:13
Dafia me të dashurin

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ditën e djeshme iu dha fund aludimeve duke konfirmuar lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin, Kreshnik Gjergji përmes një postimi në Instagram.

Në fotot e publikuara çifti shkëmbejnë puthje pasionante së bashku, teksa duket qartë që sytë e tyre që shkëlqejnë nga dashuria e madhe që ata kanë për njëri-tjetrin.

Mesa duket ai e mbështet këngëtaren në në çdo hap që ajo ndërmerr për karrierën e saj muzikore duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në koncertet e saj.

Image
Kreshniku dhe Dafina

 

Kreshinku dhe Dafina janë shumë aktivë në rrjetet sociale përmes së cilave ndajnë me fansat pjesë nga lumturia e tyre.

Së fundmi artistja ka rpostuar në InstaStory një video romantike me të dashurin e saj i cili pas koncertit e mbante atë shpinë.

“Pasi po sjell lekë në shtëpi”– ka shkruar Dafina krahas videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat