Fifi sjell këngën e re të titulluar “Nale”

Mediale Vip

Fifi sjell këngën e re të titulluar “Nale”

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:29
Fifi

Këngëtarja e dashur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi së fundi është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars”.

Ajo ka shkëlqyer në skenë në krahët e mikut të saj dhe partnerit në vallëzim, balerinit, Graciani Tagani.

Fifi edhe pse është e angazhuar shumë me spektaklin, ajo nuk ka ndaluar së punuari në pasionin e saj, muzikën.

Artistja nga Ferizaji, sapo publikoi sot (e shtunë), projektin e saj më të ri me titull “Nale”.

Këngëtarja e bëri këtë të dikur në rrjetin e saj në Instagram, duke u shprehur: “#Nale është një prej këngëve që mezi kam pritur ta nxjerr dhe ta prezentoj para jush. Uroj shumë ta shijoni dhe ta ndieni, siç e kam ndier deri në këtë moment qe e ndava me ju.”

Fifi ka arritur të realizojë një videoklip tejet artistik, ku shfaqet duke aktruar në mënyrë mahnitëse.

Ajo po ashtu, në një pjesë të këtij klipi muzikor, shfaqet duke vallëzuar së bashku me Gracianon, partnerin e saj në “Dancing With The Stars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat