“Po humbet dëshirën për të jetuar” - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis!

Mediale Vip

“Po humbet dëshirën për të jetuar” - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis!

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:27
Bruce Willis

Aktori i njohur Bruce Willis prej kohësh është diagnostifikua fatkeqësisht me demencë frontotemporale.

Kjo sëmundje shkaktohet nga një grup çrregullimesh që gradualisht dëmtojnë lobet frontale dhe të përkohshme të trurit, duke shkaktuar dëmtime në të menduarit dhe sjelljen.

Mirëpo sipas disa burimeve të afërta, thuhet se gjendja shëndetësore e aktorit është përkeqësuar, pasi tashmë ai nuk njeh as ish-bashkëshorten e tij, Demi Moore me të cilën ndan 3 vajza.

“Duke u kthyer nga një udhëtim, aktorja vizitoi ish-bashkëshortin e saj ku ku i fundit nuk arriti ta njoh”– tha burimi.

Nga ana tjetër sipas mikut të ngushtë të aktorit, Glenn Gordon Caron, aftësia e Willis për të komunikuar është përkeqësuar në mënyrë dramatike si rezultat i betejës së tij me sëmundjen e rëndë.

“Unë përpiqem të flas me Bruce, gruan e tij Emma Heming Willis dhe tre fëmijët e tij më të mëdhenj. Jam përpjekur shumë të jem në jetën e tij. Ajo që e bën sëmundjen e tij kaq të habitshme është se nëse do të kishit kaluar ndonjëherë kohë me Bruce Ëillis, do të shihnit se nuk ka njeri që është më i lumtur për jetën se ai. Willis dikur ishte një lexues i pangopur, ai nuk donte që askush ta dinte këtë dhe tani ai nuk lexon më. Të gjitha ato aftësi gjuhësore janë zhdukur, por ai është ende Bruce.

Kolegu i Willis gjithashtu ka treguar se aktorit po i humbet dëshira për të jetuar

“Ai nuk është plotësisht i verbër por nuk mundet që të lexojë, ndërsa nuk donte që askush ta dinte këtë gjë”– tha ai, ndërsa shtoi: “Kur je me të, e di që ai është Bruce dhe je mirënjohës që ai është aty, por gëzimi i jetës i ka iku. Bruce thjesht adhuronte të zgjohej çdo mëngjes dhe ta jetonte jetën në maksimum, por tani ai jeton sikur të ishte duke e parë jetën nga një derë ekrani”.

Bruce aktualisht po kujdeset nga gruaja e tij Emma Heming, me të cilën ndan dy vajzat e tij më të vogla Mabel dhe Evelyn.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat