Lori Bala në jurinë e DWTS, Albi Nako: Bota e baletit ka prapaskena të ndyra

Mediale Vip

Lori Bala në jurinë e DWTS, Albi Nako: Bota e baletit ka prapaskena të ndyra

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 21:06
Lori Bala

E ftuar në “DWTS Fan Club”, anëtarja e jurisë së “Dancing with the Stars”, Lori Bala ka folur për rolin që i është besuar këtë sezon të spektaklit të kërcimit.

Ajo është shprehur se në një farë mënyrë ka qenë me e lehtë për të kur ishte në pozicionin e balerinës profesionite sesa tashmë që është në rolin e anëtares së jurisë.

Ndërkohë që janë shfaqur në klip disa momente kur Lori ka dhënë gjykimet e saj dhe është kritikuar si nga konkurrentët po ashtu edhe nga balerinët.

Lidhur me to, Albi Nako është shprehur se balerinët e tjerë profesionistë janë xhelozë në lidhje pozicionin që Lori ka këtë vit në “Dancing”.

“Bota e baletit ka prapaskena të ndyra. Balerinët e tjerë janë xhelozë për Lorin pasi mendojnë që pse të jetë ajo në atë pozicion dhe jo ne“, ka thënë Nako.

Nga ana tjetër, Lori ka thënë që nuk do donte që kjo te ishte e vërtetë pasi ajo ka qënë si balerinë profesioniste në “DWTS” për nëntë vjet ndërsa shumica e balerinëve e kanë sezonin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat