Në ditët e fundit të shtatzënisë, Gigliola Haveriku zbulon emrin që ka menduar për të bijën

Mediale Vip

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Gigliola Haveriku zbulon emrin që ka menduar për të bijën

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 21:56
Gigliola Haveriku

"Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël! Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti."-rrëfeu ajo.

E ftuar së fundmi në Top Albania Radio, këngëtarja ka ndarë më shumë detaje mbi shtatzëninë dhe jo vetëm. E pyetur nëse ka menduar nje emër për vajzën, Gigliola tha se ka menduar emrin Izabel.

"Nuk e di nëse është keq ta them por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël nëse do kisha një vajzë. Gjyshja mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes."

Kujt do doje që t’i ngjasonte fëmija?

"Sytë i dua blu si të partnerit, një vajzë bjonde me sy blu kush nuk do ta donte sepse dhe unë vetë jam bjonde dhe pse i kam lyer flokët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat