Nuk pranoi ftesën në “Dancing with the stars”, Efi zbulon arsyen

Mediale Vip

Nuk pranoi ftesën në “Dancing with the stars”, Efi zbulon arsyen

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 09:11
Efi Dhedhes

Efi ka treguar më parë se kishte marrë ftesë për të qenë në “Dancing with the stars”, por pse ish-banorja e Big Brother VIP nuk pranoi te merrte pjesë?

Këtë e ka treguar e ftuar në “Më lër të flas” dhe arsyeja janë pikërisht konkurrentët.

Efi mohoi që arsyeja të ketë qenë Olta, por tha se ishin vetëm konkurrentët që e bënë ta refuzonte ftesën.

“Nuk ishte Olta arsyeja. E mendova shumë gjatë, kisha shumë dëshirë që të isha pjesë, por kur pashë që do ishin shumë konkurrentë nga Big Brother nuk doja të krijohej e njëjta atmosferë. Nëse nuk do ishin këta konkurrentë, unë do isha në Dancing with the stars”, tha Efi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat