Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana

Mediale Vip

Snoop Dogg fotografohet duke tymosur lëndë narkotike, pak ditë pasi deklaroi se kishte vendosur të largohej nga marihuana

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:36
Snoop Dogg

Snoop Dogg, reperi 52-vjeçar, u fotografua duke pirë një cigare të fortë në pjesën e pasme të një SUV-i të zi pasi kishte darkuar në Santa Monica të mërkurën në mbrëmje, rreth një javë pasi i mashtroi shumë njerëz duke i bërë të besonin se ai do të ndalonte konsumimin e marihuanës.

Reperi i famshëm shijoi një vakt të ngrohtë italian në Giorgio Baldi me shokun e tij të famshëm, Don Cheadle, shkruan DailyMail.

Aktori i nominuar për “Oscar” – që do të festojë 59-vjetorin e tij të ardhshëm të mërkurën – Ddukej i buzëqeshur nga koha e kaluar me Snoopin (i lindur me emrin e vërtetë Calvin Broadus).

Don dhe Dogg janë miq të paktën prej pesë vitesh që nga kur ai fitoi një garë të ngrënies së specave të kuq për 100 dollarë në vitin 2018, gjatë një shfaqje në VH1, e quajtur “Snoop’s Potluck Dinner Party”.

Ndërkohë, Snoop – i cili ka 185.6 milionë ndjekës në rrjetet sociale – publikoi një deklaratë të befasishme të enjten e kaluar, duke shkruar: “Unë po ndaloj tymosjen e lëndëve barkotike. Pas shumë konsideratash dhe bisedash me familjen time, vendosa të ndaloj marihuanën. Ju lutem respektoni privatësinë time në këtë kohë”.

Të hënën, Dogg zbuloi se ishte vetëm një përpjekje për të shkuar viral për të nxitur fushatën reklamuese për furrën “Solo Stove” me vlerë 349.99 dollarë, edicionin e kufizuar ‘The Snoop Stove – Bonfire 2.0 + Stand’.

Të enjten, Snoop publikoi një video të vetes duke pirë një cigare të fortë dhe duke kërcyer me këngën e Peso Pluma dhe Jasiel Nuñez nga viti 2023, “Lagunas”, para se t’i drejtohej kamerës: “Gëzuar festën Ditës së Falënderimeve”.

Së shpejti, reperi amerikan do të prodhojë dhe do të luajë si Jaycen Jenning në komedinë e futbollit “The Underdoggs”, që do të publikohet në kinematë e ShBA më 26 janar për Metro-Goldwyn-Mayer.

Ai do të jetë gjithashtu producent ekzekutiv dhe do të japë zërin për Scratch në filmin e animuar muzikor me vonë nga John D. Eraklis dhe Tara Nicole Whitaker, Pierre the Pigeon-Hawk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat