Pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia kapet “mat” me aktorin e njohur

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Rauw Alejandro, Rosalia kapet “mat” me aktorin e njohur

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:40
Rosalia dhe aktori Jeremy Allen White

Këngëtarja e njohur Rosalia dhe aktori Jeremy Allen White janë kapur “mat” së bashku gjatë një darke romantike në Los Angeles.

Dyshja u fotografuan teksa dilnin nga restoranti dorë për dorë dhe hipën në të njëjtën makinë.

Çifti ndezën zërat për romancë disa muaj më parë, teksa dy muaj më parë u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin në një treg në Los Angeles.

Image
Rosalia dhe aktori Jeremy Allen White

Disa javë më parë Rosalia konfirmoi ndarjen nga ishi fejuari Rauw Alejandro, pas dy vitesh lidhje, ndërsa White është në process divorci nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Addison Timlin.

Megjithëse shkaku i ndarjes së këngëtares me Alejandron nuk është konfirmuar akoma nga dyshja, fillimisht u dyshua se ky i fundit e kishte tradhtuar artisten me modelen kolumbiane Valeria Duque.

Rosalia dhe Alejandro u lidhën për herë të parë në gusht 2021 dhe e bënë publike me romancën e tyre në shtator përmes një postimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat