Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re të albumit “The Absolute vol.1”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re të albumit “The Absolute vol.1”

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 10:42
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, teksa është drejt finalizimit të albumit më të ri.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ajo ndiqet nga më shumë se 1.9 milion fansa, Dafina ka sjellur një pjesë të shkurtër nga kënga më e re.

Në një video, autorja e “Malli” këndon pak nga projekti, i cili që do të jetë pjesë e albumit “The absolute vol.1”.

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e admirueseve të saj, të cilët me padurim presin një projekt të ri nga artistja.

Kujtojmë që kënga e fundit e Dafinës është bashkëpunimi që solli me reperin Mozzik “Drama & Pahiri”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)

Ndërkohë, Dafina këtë kohë mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat