Penn dhe Kelley shfaqen të buzëqeshur në praninë e njëri-tjetrit

Mediale Vip

Penn dhe Kelley shfaqen të buzëqeshur në praninë e njëri-tjetrit

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 16:36
Penn dhe Kelley

Sean Penn dhe aktorja peruviano-australiane Nathalie Kelley kanë pushuar në plazh në Miami gjatë fundjavës.

Aktori 63-vjeçar dhe aktorja 39-vjeçare shkuan për një shëtitje në rërë pas një takimi dreke më herët gjatë ditës.

Ylli i “Mystic River” ishte i veshur me një bluzë grafike jeshile me mëngë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra të gjelbra të spërkatura me bojë, ndërsa me dashuri vendosi krahun rreth shpinës së Kelley, shkruan DailyMail.

Ndërsa Kelley tregoi figurën e saj të bujshme me bikini ngjyrë kafe të bashkuar me një triko të bardhë të tejdukshëm.

Në një moment gjatë shëtitjes së tyre buzë oqeanit, vendosi me dashuri dorën e saj në bicepsin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat