Gjashtë banorë në nominim – Alba shpëtoi Lindën, e zëvendësoi me Bleron

Mediale Vip

Gjashtë banorë në nominim – Alba shpëtoi Lindën, e zëvendësoi me Bleron

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 06:06
Banoret e BBVK

Menjëherë pas përfundimit të procedurës së nominimeve gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është publikuar lista me emrat e kandidatëve të nominuar të javës.

Kësisoj, përpos Ganiut dhe Shqipes, të cilët ishin automatikisht pjesë e nominimeve si shkas i sjelljeve të pahijshme, vendim ky që u morr në ‘Prime’ të kaluar.

Dyshes, Gani-Shqipe, i bashkohen në nominim edhe Lumbardhi, Blero, Miss Rose dhe Kaderi.

Në fakt, në vend të Bleros, ishte Linda ajo që doli e nominuar, por Alba e shfrytëzoi avantazhin e fituar nga “Sfida e Kapitenit”, duke e shpëtuar këtë të fundit e duke e zëvendësuar me Bleron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat