“Jam beqare dhe e emocionuar” - Cardi B ndahet sërish nga bashkëshorti, çfarë ndodhi që reperja i jep fund lidhjes disa vjeçare?

Mediale Vip

“Jam beqare dhe e emocionuar” - Cardi B ndahet sërish nga bashkëshorti, çfarë ndodhi që reperja i jep fund lidhjes disa vjeçare?

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Cardi B shpreson për “një fillim të ri” pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Offset.

Reperja në një video Live ne rrjetin social Instagram pohoi se: “Kam një minutë që jam beqare… Dua ta nis 2024-ën rishtas”, duke konfirmuar se i ka dhënë fund martesës së tyre pesëvjeçare.

Reperi i Migos Offset ende nuk ka komentuar publikisht ndarjen me bashkëshorten e tij.

Duke folur me ndjekësit e saj, Cardi B u shpreh: “Kam një minutë që jam beqar… thjesht nuk di si t’ia tregoj botës. Nuk e di, jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri. Po, jam e emocionuar.”

Ndarja vjen mes thashethemeve për tradhti nga ana e reperit Offset. Dhe konfirmimi vjen pasi çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram javën e kaluar.

Cardi B dhe Offset, emrat e të cilëve janë Belcalis dhe Kiari Cephus, kanë pasur një marrëdhënie të turbullt që nga martesa në 2017.

Të dy Cardi B dhe Offset konfirmuan se ishin ndarë në dhjetor 2018, përpara se të ribashkoheshin.

Më vonë në shtator 2020, u raportua se Cardi B kishte bërë kërkesë për divorc, përpara se ta anulonte pasi u kthye me burrin e saj. Çifti kanë vajzën Kulture, gjashtë vjeç dhe djalin Wave, dy vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat