Alba Vukaj i drejtohet Azemit: Jam shumë e lënduar me fjalët që m’i ke thënë

Mediale Vip

Alba Vukaj i drejtohet Azemit: Jam shumë e lënduar me fjalët që m’i ke thënë

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:03
Alba Vukaj dhe Azemi

Alba Vukaj dhe Azem Gagica duket se janë sqaruar me njëri-tjetrin për raportin e tyre.

Përkundër kësaj, bukuroshes shkodrane duket t’i ketë ngelur hatri në disa gjëra që kishte thënë Azemi.

Ajo ia përmend disa gjëra, ku thotë se nuk e ka lënduar asnjëherë dhe nuk ka folur keq për të.

“Nuk të kam rënduar asnjëherë, as nuk të kam thënë gjëra. Mund t’i nxjerrin klipet prej dhomës së rrëfimit, a kam thënë gjë të keqe për ty, as në nerva e sipër që ka pasur raste se kam qenë e acaruar me ty, e di ti shumë mirë”, u shpreh ajo.

E njëjta tutje shtoi: “Me gjestet që i ke bërë nuk i ke lënë vend vetes, a kupton. Unë ta pranoj faljen, por nuk ndryshon situata mes nesh. Kam respekt për ty, të respektoj por nuk i ke lënë vend vetes që ta kemi marrëdhënien siç e kemi pasur përpara, nuk mundem më, jam shumë e lënduar për fjalët që mi ke thënë”.

Alba ia ka bërë të ditur Azemit se nuk mund të ketë asgjë më shumë mes tyre, veç shokë e shoqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat