'Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër!' Fifi flet për dasmën

Mediale Vip

'Do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër!' Fifi flet për dasmën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 18:43
Fifi dhe Adisi

Fifi dhe Adisi nuk e kanë ende një dasmë në planet e tyre, por e sigurt është se dasma e saj do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.

Kështu deklaroi këngëtarja sot e ftuar në 'Wake Up'.

"Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë."-tha ajo.

Ndër të tjera, këngëtarja u shpreh shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderoi nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas saj, nëse nuk do ishte për nënë e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot.

Madje është tepër falënderuese edhe për partnerin e saj Adisin, që e konsideron si një mbështetje shumë të madhe. Sipas Fifit, ai nuk e lë të mendojë për shumë gjëra pasi është ai që mendon për të dhe është ai që i jep dorën dhe i jep kurajo për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat