Azemi pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Ndjehem i përdorur nga Alba

Mediale Vip

Azemi pas daljes nga Big Brother VIP Kosova: Ndjehem i përdorur nga Alba

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 07:41
Azemi

Të premten, influencuesi i rrjetit social TikTok, Azem Gagica, është eliminuar nga shtëpia e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Pas daljes, ai dhe ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur për eksperiencën e tij brenda në shtëpi.

I pyetr se a ndjehet i përdor nga Alba, e cila pas 3-4 javëve flirtimi, nuk i dha dritën jeshile për një lidhje, Azemi tha: “Po ndjehem i përdorur nga ajo”.

Megjithë Azemi nuk e ka fshehur faktin që ende ka ndjenja për Albën, teksa mes rreshtave la të kuptohet se e pret Albën jashtë dhe se shpreson që ka ende një shans për rindërtimin e raportit që ishte duke lulëzuar brenda shtëpisë së BBVK.

Pasi ka zbuluar një pjesë të ndjenave të tij për fansat, tani mbetet të shihet se si do të përgjigjet Alba dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm të këtyre dy banorëve të Big Brother VIP Kosova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat