Azemi: Alba të pres për ta festuar Vitin e Ri

Mediale Vip

Azemi: Alba të pres për ta festuar Vitin e Ri

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:40
Azemi/ Alba

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Azem Gagica, ka dhënë mendimet e tij mbi banorët aktualë përmes një video-materiali të transmetuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë).

Pas videos, Azemi ka pasur një komunikim me banorët brenda, përfshirë Albën, për të cilën kishte një urim.

“Alba të presim, unë dhe Jona e Vesa për Vitin e Ri”, i ka thënë Azemi, Albës, derisa kjo e fundit ia ka kthyer duke i dërguar puthje.

Kjo u pa si një deklaratë e pakuptimtë, pasi reagoi edhe moderatori Alaudin Hamiti, duke thënë se ai dëshiron ta nxjerrë jashtë atë.

Në mesazh, ish-banori iu drejtua bukuroshes shkodrane të ketë më shumë kujdes nga të tjerët përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat