Linda, Ganisë: Edhe shembujt si ti janë të domosdoshëm këtu për të treguar se si nuk duhet me qenë

Mediale Vip

Linda, Ganisë: Edhe shembujt si ti janë të domosdoshëm këtu për të treguar se si nuk duhet me qenë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:05
Gania, Ilirjana dhe Linda

Linda Halimi po vazhdon të ketë përplasje të ashpra me konkurrentin Gani Gërminë.

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova në një bisedë me banorët e tjerë si dhe Ganiun, ka listuar arsyet se pse ky i fundit duhet të jetë akoma në këtë format televiziv.

Këngëtarja ka thënë se qëndrimi në shtëpi i humoristit është i domosdoshëm dhe ka të mirat e veta.

“Ti në fakt duhesh me ndejt në Big Brother VIP Kosova, për me e pa i gjithë populli se çfarë shembulli nuk duhet me qenë”, i është drejtuar artistja nga Vitia.

Debatet e tyre kanë nisur që moti dhe shpesh kanë kaluar edhe në ofendime.

Ganiu në fakt ka pasur përplasje edhe me konkurrentë të tjerë, të cilëve i është drejtuar me fjalë më të rënda.

Sidoqoftë, ai e ka theksuar disa herë se këtu është për lojë dhe se do të zihet me të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat