Një gazetare investigative banore në “BBV3”, konfirmohet zyrtarisht emri

Mediale Vip

Një gazetare investigative banore në “BBV3”, konfirmohet zyrtarisht emri

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

“Big Brother VIP 3”, show gjigand dhe programi që mezi e presin të gjithë, nis sonte mbrëma.

Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë.

Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës. Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.

Kronikat dhe historitë që ajo ndjek janë bërë vazhdimisht virale në rrjet. Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.

Ledjona pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.

Po të tjerët kush janë?

Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë.

Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur.

Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator.

Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat