Linda ‘godet’ Santianën nga studio: Kur do ti tregosh banorëve se ke aferë të gjatë me Bucin?

Mediale Vip

Linda ‘godet’ Santianën nga studio: Kur do ti tregosh banorëve se ke aferë të gjatë me Bucin?

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:54
Linda Halimi

Linda Halimi ka shpërndarë disa mesazhe për banorët pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo ndau nga një mesazh pozitiv për secilin, ndonëse nuk kishte dhënë informacione të tjera.

Teksa u fut në studio, këngëtarja nga Vitia i është drejtuar me një pyetje Santiana Malokut.

“Kur do ti tregosh banorëve se ke aferë të gjatë me Bucin?”, iu drejtua artistja, Santit.

E njëjta ka ngelur në shok duke thënë në gjuhën angleze, ‘Çfarë’.

Alaudini në ato momente nuk e la të fliste, duke iu drejtuar: “Nëse shpif atëherë mund të përballesh me Santianën edhe Bucit jashtë, ky është informacion që e ke marrë diku”.

Ndërsa u pyet më vonë, Linda theksoi se ka informacione nga miqtë e tyre të ngushtë, se njihen nga jashtë dhe kanë aferë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat