Elvis Myrta – Një “Panda” në Big Brother VIP Albania

Mediale Vip

Elvis Myrta – Një “Panda” në Big Brother VIP Albania

Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:05
Elvis Myrta dhe Romeo Veshaj

“Do hyjmë të dy në banjo…(‘propozimi’ për Ledjonën)”, “Nuk ta jap zemrën” (i thotë Ledjonës) “Dua atë që është në ajër” ( I thotë Ledion Liços natën e parë për Riken që qëndronte në vinç), “Jam popull, shes patate, por nuk kuptojnë këta aristokratët”, (i thotë Romeo Veshajt)…Meri e quan ushtar ai me qetësi i thotë Ledonjës “U skuqa nga Meri”. Hidhet i pari në pishinë, vallëzon i pari me muzikë popullore pavarësisht përshtatjes ose jo me ritmin…. Por në asnjë moment nuk tha “ma morën, më the kshu, pastaj më the ashtu. Ai tha se kishte thënë”.

Këto janë fjalët dhe veprimet e mëdha të një njeriu që flet me të vogël. Ky është dhe s’është Elvis Myrta dhe do jetë një emër që nuk do të dalë shpejt nga mendjet e njerëzve.

Në pak situata deri tani ku është përfshirë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka prezantuar vetëm veten duke mos iu përgjigjur akoma formës së formtatit. Njeriu që qesh, luan, guxon, këndon, vetëkritikohet…

Momenti i tij ende nuk ka ardhur. Ai po ju tregon bashkëndarësve të shtëpisë se kush është ai, dhe së shpejti nis loja e tij natyrisht si karakter përballë karaktereve, ku shikuesit do ti takojë ‘gjykimi i madh’.

Lisi ka punuar prej kohësh për median e shkruar dhe vizive, në dukje një djalë që nuk thotë shumëç’ka emri i tij, por në rrafshin gazetaresk të kryeqytetit shqiptar, është personifikimi i njeriut për të cilin bien dakort të gjithë, i pagabueshëm profesionalisht, i pranueshëm në çdo tryezë, tavolinë a event, i dashur nga të gjithë.

‘Panda’ e Big Brother Vip ka planet e tij, hë për hë i kërcehet, i notohet, i qeshet. “Unë jam popull vlla, e vune re, hyra nga publiku në këtë shtëpi. Shes patate, jam popull i thjeshtë, por këta aristokratët nuk e kuptojnë”, tha Lisi në një bisedë me Romeo Veshajn.

Ky është sinjali që jep banori i BBV, se të gjithë e dimë, veprat më të denja, përfshirë edhe proverbat e pavdekshme në Shqipëri, kanë dalë pikërisht nga “POPULLI”. Populli thotë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat