A e ndryshoi hotelin për shkak të Azemit? Flet Alba Vukaj

Mediale Vip

A e ndryshoi hotelin për shkak të Azemit? Flet Alba Vukaj

Më: 21 janar 2024 Në ora: 20:54
Alba Vukaj

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, sonte (e diel) ka qenë e ftuar në emisionin “Big Talk” me Mbresa Hajrullahun.

Mes tjerash, ajo ka folur në lidhje me fjalët që kanë qarkulluar se e ka ndryshuar hotelin për shkak të Azemit.

“Nuk është aspak e vërtetë, unë e kam ndryshuar hotelin, por jo për shkak të Azemit”, u shpreh ajo.

Bukuroshja shkodrane shtoi: “Azemin se kam takuar, por kam folur me të dhe jemi shokë shumë të mirë”.

Gjatë kohës sa ishin brenda, ish-konkurrenti kishte shprehur një pëlqim për Vukajn.

Megjithatë, Alba tha se e sheh vetëm si shok dhe se dëshiron të ruaj marrëdhënie të tillë.

I fundit banor që u largua nga Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë Ylli Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat