Skerdi Faria, banor i ri në BBV? Ja çfarë paralajmëron doktori i njohur

Mediale Vip

Skerdi Faria, banor i ri në BBV? Ja çfarë paralajmëron doktori i njohur

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:29
Skerdi Faria

I ftuar në emisionin “S’e Kam Me Ty” ka qenë Doktori Skerdi Faria. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje fenomenin BBV që na ka përfshirë të gjithëve dhe është kthyer në temë kryesore diskutimi.

Nëse do të kishte marrë një ftesë për të qenë banor i shtëpisë së BBV a do të kishte pranuar Skerdi Faria?

Edhe po edhe jo. Po sepse është një eksperiencë e veçantë dhe unike që të qëndrosh me shumë njerëz të kalosh 24 orë me ta por të bësh punët, të shkëputesh totalisht nga rrjetet sociale, nga librat dhe komunikimi që ke me botën që të rrethon. Futesh aty brenda koha ikën dhe nuk e kupton çfarë ka ndodhur jashtë, nga njëra anë është edhe e frikshme. Për aq sa e njoh unë veten nuk mund të rrija dot brenda i mbyllur.

Shpesh bëhem i padurueshëm për veten time, nuk duroj dot veten jo më të duroj të tjerët në momente të caktuara që ndoshta do thoja “Më falni por unë do të dal”. Kjo do të ishte një humbje për veten time, përballë vetes sime sepse do të thotë që dorëzohesh përpara një sfide. Në fund të fundit është një lojë ku duhet të kesh nerva, durim duhet edhe të rezistosh që të shkosh deri në fund. Për këto arsye përtej punës dhe familjes unë nuk do të futesha në BBV.

Po si opinionist i “Big Brother VIP” a e sheh veten?

Si opinionist mund të ishte e lezetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat