“Jeta prapë vazhdoi”, Gani Gërmia tallet me eliminimin e Santianës në gjysmëfinale – njëjtë siç bëri me Bucin

Mediale Vip

“Jeta prapë vazhdoi”, Gani Gërmia tallet me eliminimin e Santianës në gjysmëfinale – njëjtë siç bëri me Bucin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 20:10
Gani Gërmia dhe Santiana

Humoristi i njohur Gani Gërmia, emri i vërtetë i të cilit është Visar Dërmaku, ka zgjedhur sërish që të marrë një qasje mjaft humoristike ndaj një zhvillimi të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 2”.

Ai ka bërë shënjestër të ironisë së tij Santiana Malokun, e cila edhe pse ishte parë si një garuese me potencial të lartë për të arritur në finalen e këtij edicioni, pësoi eliminimin në gjysmëfinalen që u zhvillua të premten.

Në një postim në llogarinë e tij në TikTok, Gani Gërmia vendosi të shoqërojë pamjet e Santiana Malokut — në momentin kur po largohej nga shtëpia pas eliminimit — me një melodi të njohur që ka bërë bujë në TikTok: balada “Jeta prap vazhdoi…” e Eli Malajt.

@gani.germia R.I.P #ganigermia #visardermaku #bigbrothervipkosova ♬ original sound - Shpetim Desku

Kjo nuk është hera e parë që Gani Gërmia ka vënë në qendër të humorit të tij konkurrentët e “Big Brother VIP Kosova”.

Ai kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Ylli Dërvishin (Bucin), një tjetër pretendent i fortë i spektaklit që u përball me fatin e eliminimit vetëm pak javë para se finalja të mbahet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat