Frikësohet nga zëri i ‘Vëllait të Madh’ – Blerando habit me veprimin në BBVK 2

Mediale Vip

Frikësohet nga zëri i ‘Vëllait të Madh’ – Blerando habit me veprimin në BBVK 2

Më: 29 janar 2024 Në ora: 20:02
Blerando

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, pati ditën e sotme (e hënë) një reagim të çuditshëm.

Derisa ishte duke qëndruar në oborr me Vesën, Lumbardhin e Kaderin, ai për një moment u tremb.

Kjo pasi ‘Vëllai i Madh’ ia tërhoqi vërejten duke i thënë ‘Kujdes mikrofonin’.

Atë e zuri në befas dhe për një moment lëvizi nga vendi, ku edhe shkaktoi të qeshura.

Vesa dhe Kaderi kanë qenë banoret që kanë qëndruar për një natë në shtëpinë e famshme.

Pas tyre, në BBVK 2 u fut Meti Alshiqi, Azem Gagica dhe çifti që u largua të premten, Adri & Iliriana.

Finalja e madhe vlen të ceket se do të mbahet të premten (2 shkurt).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat