Reperi shqiptar vendos të heqë dorë nga muzika, publikon albumin e fundit

Mediale Vip

Reperi shqiptar vendos të heqë dorë nga muzika, publikon albumin e fundit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 08:59
2po2

Besnik Canolli, i njohur me emrin 2po2, ka nisur të merret me muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’me pelqen kjo loje” së bashku me Arben Mehmeti, arritën të bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

2po2, pas 16 viteve karrierë, nxorri në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “Authentic”, i cili që në momentin e publikimkit, korri një sukses të jashtëzakonshëm.

Besnik Aka 2po2 është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

Dhe pas 30 vitesh karrierë, 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika.

“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat