Arbër Çepani “godet” Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Mediale Vip

Arbër Çepani “godet” Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:57
Arbër Çepani “godet” Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Arbër Çepani i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ka komentuar për situatat dhe debatet e shkaktuara kohët e fundit në BBV3.

Për rastin e Roza Latit me Ledjonën, ai shprehet se ka qenë një debat i shëmtuar dhe se pavarësisht se Rozën e ka shoqe prej një jete, ai e konsideron sjelljen e saj kundrejt Ledjonës si të pahijshme.

Arbër Çepani: Si kast, është një nga kastet më të mira të BBV, tani se çfarë po ndodh aty brenda nuk është ndonjë surprizë e madhe për njerëzit që janë në botën e VIP-llikut. Njerëzit që kanë këtë lloj stature kanë më shumë komplekse sesa njerëzit e tjerë sepse tregojnë një jetë tjetër në Instagram, rrjetet sociale, intervista, ndërsa në realitet kanë të gjithë atë jetën me probleme që kemi gjithësecili prej nesh. Prandaj çuditemi pse gjithë ky sherr aty brenda. Duket sikur kemi rrëshqitur të gjithë si kolektiv.

 Zihemi për një fjalë goje.  Sherret e vajzave dje ishin shumë të shëmtuara në mënyrën se si ato u kapën me njëra-tjetrën. Në rastin e Rozës, e kam shumë xhan, e kam shoqe prej një jete, ishte shumë e pahijshme ajo që i tha Ledjonës. Por prapë kam përshtypjen që o e bëjnë nga një presion i shtuar aty brenda, a nuk e di çfarë të them.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat