Banorët e Big Brother VIP Albania detyrohen të lidhen me celofan dhe të lëvizin në dyshe

Mediale Vip

Banorët e Big Brother VIP Albania detyrohen të lidhen me celofan dhe të lëvizin në dyshe

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:54
Big Brother VIP Albania 3

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 janë vënë në një lojë nga vëllai i madh, ku duhet të qëndrojnë të mbështjellë me letër celofani në çifte.

Çiftet janë caktuar nga vet vëllai i madh, dhe disa prej tyre kanë qenë Meri-Sara, Meritoni-Rike, Romeo-Ilnisa, Bardhi-Dea, Egla-Juli dhe Gazi-Graciano

Kjo lojë sigurisht i ka vënë në vështirësi banorët e shtëpisë, pasi kështu ata janë detyruar që të bëjnë të gjitha lëvizjet bashkarisht.

Duke pasur duart e lidhur, ata kanë mundur që të lëvizin vetëm brenda letrës së celofanit, gjersa kjo ka nxitur pak xhelozi edhe te çifti i ri i shtëpisë, Meritoni dhe Ilnisa.

Kjo lojë nga vëllai i madh vjen nga vetëm pak ditë pasi banorët u detyruan që të ishin të lidhur në grup dhe të endeshin si të tillë nëpër shtëpi.

Në nominimin e javës janë gjithsej shtatë banorë: Fatjoni, Gabriele, Sara, Ilnisa, Mertioni, Juliani dhe Meri – ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat