Gani Gërmia injoron finalen e BBVK 2, merr dhuratë fanellën me shkrimin “Ti je fitues i këtij Big Brotheri” nga futbollisti i Kombëtares

Mediale Vip

Gani Gërmia injoron finalen e BBVK 2, merr dhuratë fanellën me shkrimin “Ti je fitues i këtij Big Brotheri” nga futbollisti i Kombëtares

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:08
Gani Gërmia

Gazetari dhe humoristi i njohur, Gani Gërmnia, ka qenë një prej banorëve më të zeshëm të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Mirëpo ai hoqi dorë vullnetarisht nga gara e tij në këtë aventurë, kjo për shkak të probleme me alkoolin, gjersa fajësoi produksionin për shfaqjen e një klip, i cili kishte të përmbledhur momentet e tij më të dobëta brenda shtëpisë.

Sido që të jetë, sonte (e premte) në finalen e madhe ai nuk u pa në studion e Big Brother VIP Kosova 2 në Klan Kosova, duke injoruar ngjarjen e madhe.

Ai u lajmërua në rrjetet sociale, duke publikuar një video ku tregonte se kishte marrë një dhuratë shumë të veçantë nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani.

Dhurata që i është bërë ka qenë një fanellë e tij me numrin 9, ku shkruhej “Ti je fitues i këtij Big Brotheri vëlla”.

Përndryshe, në finalen e Big Brother VIP Kosova 2 ka gjithsej katër finalistë, të cilët janë: Edona James, Shqipe Hysenaj, Blerando dhe Lumbardh Salihu.

Njëri prej tyre do të fitojë çmimi ne madh prej 200 mijë eurosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat