Noizy, rrëfimi i një historie inspirimi për median italiane: Nga rrugët e errëta të Anglisë në majat e muzikës

Mediale Vip

Noizy, rrëfimi i një historie inspirimi për median italiane: Nga rrugët e errëta të Anglisë në majat e muzikës

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 20:32
Noizy

Që muzika e Noizyt ka kaluar kufijtë kjo dihet tashmë: Nga kryesimi në toplistat muzikore evropiane, nga trending në YouTube në shtete të ndryshme, nga viralet në mediat sociale, apo edhe nga yjet e huaja që janë shfaqur duke dëgjuar këngët e tij ndër vite.

Por, reperi vijon çdo ditë e më shumë të shtrijë "tentakulat" e tij në tregun ndërkombëtar. Thënë kjo, tani një nga revistat më në zë italiane "Esse Magazine" ka realizuar një intervistë me të. "Në Shqipëri me Noizyn", mban titullin intervista, e realizuar në Zyrich, Durrës e Tiranë, ku Noizy flet për të shkuarën, si u katapultua në muzikë, të qenit pjesë e botës së biznesit dhe ndikimi që ka figura e tij në shoqërinë tonë.

Duke folur për jetën në Angli, ai rrëfeu se dikur ka shitur drogë dhe është përplasur fizikisht për të fituar para, gjëra për të cilat thotë se sot nuk është krenar.

Ai u mundua të përcillte mesazhin se çdo njeri mund të fitojë para dhe të arrijë majat në rrugë të tjera, duke shërbyer edhe vetë si shembull.

"Nuk do gënjej, në Angli kam shitur drogë, kam bërë sherre për para... dhe këto probleme bënë që të më largonin nga Angli. Por, kam hequr dorë nga jeta e çmendur. Tani çdo gjë e përqëndroj te zgjuarsia dhe si të bëj para.
Isha një "street fighter", shisja drogë, diçka për të cilën nuk jam krenar. Por, tani nuk e bëj më këtë gjë. Nuk do i thoja askujt ta bënte këtë. Ka gjithmonë mënyra të tjera për të bërë para dhe sukses."
-rrëfen Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat