“Gjërat ndodhin për një arsye”, Drini Zeqo pas largimit nga BBV3: Do shihemi on-air! Çfarë po paralajmëron gazetari?

Mediale Vip

“Gjërat ndodhin për një arsye”, Drini Zeqo pas largimit nga BBV3: Do shihemi on-air! Çfarë po paralajmëron gazetari?

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Drini Zeqo

Drini Zeqo është një prej ish-banorëve të BBV3, ku rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt për arsye personale, të cilat e detyruan të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Së fundmi ai ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetjeve kurioze të ndjekësve të tij në Instagram. Më një Instastory ai shkruan flet edhe për largimin nga BBV3: Gjërat ndodhin për një arsye kështu që dua të besoj për momentin se arsyeja pse dola është më e fortë. Kush e di çfarë vjen mbrapa.

I pyetur nga një ndjekës tjetër nëse do hynte sërish në Big Brother, Drini iu përgjigj: Shihemi on-air. Kjo përgjigje e tij lind dyshime se mund të futet sërish në BBV3.

Madje Drini nuk ka ngurruar të japë dhe një koment pikant përsa i përket konkurrentit më të preferuar. “Ledioni dhe fantazmat e Merit”,  përgjigjet Drini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat