“Rrezikoj tre vite burg për tradhtinë”- Habit ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë: Pasi mora…

Mediale Vip

“Rrezikoj tre vite burg për tradhtinë”- Habit ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë: Pasi mora…

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:21
Xhoana Kurti

Propozimi i një projektligji që dënon deri në tre vite tradhtinë në martesë ose bashkëjetesë, është kthyer viral në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar as ironia.

Shumë personazhe publike, e kanë zgjedhur këtë mënyrë për t’u bërë viral në rrjetet sociale. Një ndër këto personazhe është edhe ish-konkurrentja në një emision dashurie Xhoana Kurti.

Ajo ka publikuar një video në TikTok ku shkruan; “Unë pasi mora seriozisht ligjin e ri”.

@xhoanaaa14

 

♬ original sound - xhoana_kurti

Kujtojmë që disa kohë më parë ajo pranoi se kishte qenë partnerja e Ergys Dashit, i njohur si një nga bosët e drogës me veprimtari në Ekuador, dhe u vra në vitin 2022 në këtë shtet të Amerikës Latine.

E ftuar në një meision televiziv, Xhoana ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Dashin, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë disa orë pas ngjarjes, përmes një fotoje që i kishin nisur, ku shihej i riu i shtrirë përtokë.

Ndërkohë ajo tha se me Dashin ka qenë e lidhur për rreth dy vite, raport nga i cili ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.

Xhoana rrëfeu se ka jetuar me Dashin në Ekuador, por se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë. Sipas saj ai i kishte thënë se ka një kompani bananesh, aktivitet nga i cili fitonte dhe të ardhurat.

“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Isha shtatzënë më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë… Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat