Shën Valentini, Juli merr surprizën romantike nga bashkëshortja! Puthje, përqafime dhe lot gjatë takimit

Mediale Vip

Shën Valentini, Juli merr surprizën romantike nga bashkëshortja! Puthje, përqafime dhe lot gjatë takimit

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:42
Juli me bashkëshorten

Julian Deda është surprizuar nga bashkëshortja, Armanda, me rastin e festës së dashurisë atë të Shën Valentinit.

Fillimisht banorët u urdhëruan nga Vëllai i Madh të ngrijnë, ndërsa në monitor u shfaq Armanda pas një zemre me trëndafila të kuq.

Më pas Julit iu mundësia takimi i afërt me partneren e jetës.

Takimi mes tyre ka qenë shumë romantik. Përpos puthjeve dhe përqafimeve nuk munguan as lotët mes çiftit.

”Kjo është hera e parë që rrimë kaq larg njëri-tjetrit. Armanda është vërtet shoku im i jetës që ndaj çdo gjë. Këshillat e saj vlejnë shumë”, u shpreh Juli, teksa më pas ka shpërthyer në lot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat