Butrint Imeri lë pas historitë e dështuara me femrat VIP dhe gjen dashurinë

Mediale Vip

Butrint Imeri lë pas historitë e dështuara me femrat VIP dhe gjen dashurinë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:22
Butrint Imeri

Butrint Imeri është një këngëtar shumë i dashur për publikun, por padyshim që fanset më të shumta të tij janë vajza. Këngëtari ka qenë për shumë kohë mjaft i komentuar për lidhjet e tij me disa nga vajzat e “showbizz”-it shqiptar, shumicën prej të cilave nuk i ka pranuar kurrë.

Por mesa duket ai nuk qenka vetëm këtë vit. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien e tij me postimin e fundit. Butrinti ka postuar një “Instastory” ku ka uruar dikë mjaft special në jetën e tij më 14 shkurt. Në “story” ai shkruan:

“Happy Valentine’s Day Baby!”.

Image
Postimi

Këngëtari edhe pak kohë më parë, ngriti dyshimet se tashmë kishte një marrëdhënie të re. Me anë të një postimi në Instagram Butrinti pak kohë më parë, ka nxitur dyshimet e publikut se ai nuk është beqarë.

Në foton e postuar duket qartë dora e tij dhe e një femre misterioze ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës në një ambient romantik pranë një zjarri.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse këngëtari është në një lidhje apo thjeshtë trazon “ujërat” për të paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor. Por, postimi i bërë për Shën Valentin, në fakt tregon se një femër ka zënë zemren e këngëtarit, që prej kohësh mbetet ndër të preferuarit e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat