“Ik dhe mos më fol më, në sekondë të çohesh tani…” - Marrëdhënia mes Sarës dhe Bardhit drejt fundit!

Mediale Vip

“Ik dhe mos më fol më, në sekondë të çohesh tani…” - Marrëdhënia mes Sarës dhe Bardhit drejt fundit!

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Bardhi dhe Sara

Duket se marrëdhënia e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP mes Sara Gjordenit dhe Bardhi Idrizit është drejt fundit. Pas spektaklit të së shtunës ata kanë debatuar ashpër me njëri – tjetrin.

Teksa qëndronin të shtrirë të dy në krevat, Bardhi i ka thënë Sarës se ajo duhet t’i kërkojë falje. Por kjo duket se ka shkaktuar reagimin e modeles, e cila i është drejtuar duke i thënë se “përfundimisht duhet të ndahen”.

Këngëtari është shprehur gjatë debatit me Sarën se “kam thyer shumë principe për ty”, dhe se ajo “nuk ke bërë asnjë sakrificë”.

Kjo e ka lënduar së tepërmi Sarën, e cila i ka kërkuar që të largohet nga krevati dhe të mos i flasë më.

Me këto debate ata i kanë kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se raporti intim i krijuar mes tyre të ndërpritet këtu.

Megjithatë ngelet për tu parë sesi do të vazhdojë, pasi çifti edhe më parë janë grindur, por janë pajtuar sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat