Leonora për Musliun pas problemeve shëndetësore: Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke zemrën, do të ...

Mediale Vip

Leonora për Musliun pas problemeve shëndetësore: Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke zemrën, do të ...

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 11:27
Ganimete Musliu dhe Leonora Jakupi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pak ditë më parë tregoi se është nisur për në Gjermani për një trajtim mjekësor, për shkak të disa problemeve me zemër.

Me anë të një postimi të ndarë në Facebook, Musliu ka shkruar se për problemin në zemër ishte diagnostikuar dy vite më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ajo shtoi se me rekomandim të mjekëve kosovarë, i është dashur t’i nënshtrohet një një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të kryhet jashtë vendit.

Për këtë, ajo ka marrë mbështetje nga miqtë dhe të afërmit, të cilët i uruan shërim të shpejtë.

Një dedikim për Musliun nuk mungoi as nga këngëtarja e njohur nga Drenica, Leonora Jakupi.

Image
Ganimete Musliu dhe Leonora Jakupi

“Ti që gjuhën e ke të ashpër e zemrën plot mirësi. Po ta din njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime”, ka shkruar ajo.

Artistja tutje theksoi: “Të pres më të fortë në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat