Bardhi tregon për sakrificat e fillimeve të tij: "Kam pasur një telefon shumë të vogël dhe të thyer…"

Mediale Vip

Bardhi tregon për sakrificat e fillimeve të tij: "Kam pasur një telefon shumë të vogël dhe të thyer…"

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Bardhi

Pasditen e djeshme, një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpinë e BBV, në të cilën është lexuar sfida e re që i është dhënë banorëve nga Vëllai i Madh.

Sfida me re, vendosi banorët përball njëri-tjetrit, të ndarë në çifte, ku do të diskutonin për tema të ndryshme, ku njëri duhet të ishte pro dhe tjetri kundra.

Sara dhe Bardhi kanë qenë dy banorët që janë përballur me njëri-tjetrin, të cilët kanë diskutuar në lidhje me temën “Suksesi fat apo punë”.

Gjatë rrëfimit të tij, Bardhi ka mbrojur faktin se me punë arrihet çdo gjë, duke treguar të gjithë vështirësitë që ai ka hasur në fillimet e karrierës së tij por që ia ka dalë duke i ndejtur punës nga pas.

‘Unë s’kam pasur fat të kem një laptop që të shkruaja tekstet. E kam pasur një telefon shumë të vogël dhe të thyer dhe tek ai i kam shënuar, kështu që i kam ndejtur punës nga pas. Se kam pritur fatin që të më sjellë një dhuratë, kam punuar 7 vjet deri kur e kam takuar një person.’- është shprehur Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat