Xhensila u jep fund thashethemeve, heq unazën e martesës, gazetari i njohur zbardh detaje nga ndarja e çiftit

Mediale Vip

Xhensila u jep fund thashethemeve, heq unazën e martesës, gazetari i njohur zbardh detaje nga ndarja e çiftit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 17:25
Xhensila dhe Besi

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk janë thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur të showbizz-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.

Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale. Nimani tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave.

Erjona: Është konfirmuar nisja e procesit të divorcit midis Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut…

Labi: Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa medie është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë.

Arjoni: Pra në qoftë se deri dje ka pasur më shumë thashetheme, sot duket sikur ka më shumë prova për divorcin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat