Blero publikon fotografi me të dashurën, ia mbulon fytyrën me ‘emoji’ zemre

Mediale Vip

Blero publikon fotografi me të dashurën, ia mbulon fytyrën me ‘emoji’ zemre

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 20:44
Blero dhe e dashura

Këngëtari, Blero, i cili së fundi ishte edhe banor në Big Brother Vip Kosova, ka shpërndarë një fotografi me të dashurën e tij.

Që një kohë Blero po e mban të fshehur identitetin e partneres së tij, duke mos ia zbuluar fytyrën, sa herë që e poston.

Në këtë fotografi çifti shihet në një ashensor, me një ndryshim shumë të madh në stil.

Blero është tërësisht i veshur në të kaltra, me tuta sportive, ndërsa e dashura e tij, duket shumë elegante me një fustan të shkurtë me të kaltër dhe ngjyrë bezhë, me sandale vere.

Blero kujdeset edhe në këtë fotografi që fytyra e saj të mos zbulohet, duke ia mbuluar me një emoji zemre të kaltër.

Këngëtari e kishte përmendur shumë herë të dashurën e vet sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, duke treguar sa i mungonte dhe sa shumë i dashuruar ishte në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat