Rina Balaj dhe Marin sjellin këngën e re “Jena Dasht”

Mediale Vip

Rina Balaj dhe Marin sjellin këngën e re “Jena Dasht”

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Rina Balaj dhe Marin

Këngëtarja shumë e dashur, Rina Balaj, është kthyer shumë fuqishëm në skenën e muzikës.

Kësaj here ajo erdhi me një bashkëpunim me këngëtarin Marin, duke sjellë një këngë shumë ritmike të quajtur “Jena Dasht”.

Dyshja duken të mrekullueshëm në videoklip, shumë elegantë dhe plot energji.

Rina shfaqet tejet seksi, me një kostum të zi shumë joshës, i cili zbulon shumë trupin e saj.

Gjithashtu edhe Marin shfaqet me një stil të veçantë, duke kënduar e kërcyer në krah të Rinës.

Rina së fundi gjatë një interviste ka thënë që viti 2024 do të jetë viti i saj, dhe me sa duket atë po ua dëshmon fansave të saj.

Rina ka marrë shumë komente pozitive në llogarinë e saj në Instagram, në postimin ku lajmëroi për këngën e saj.

Kënga ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe shikime, duke pritur të bëhet një hit i ardhshëm për dyshen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat